Dëshmitari amerikan Jock Covey i cili filloi sot dëshminë e tij në Hagë, u pyet për raportin e Hashim Thaçit me Agim Çekun.
I pyetur se a ishte Thaçi, shef i Çekut, Covey i përgjigj me “jo”, duke thënë se ata kishin sjellje korrekte me njëri-tjetrin.
“Në bazë të asaj që kam parë ata silleshin në mënyrë korrekte me njëri-tjetrin”.
S’kam parë asnjëherë njërin që t’i jepte urdhëra apo udhëzime tjetrit”, u shpreh ai.