Digjet një autobus në Kukës, dyshohet se dikush i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin

Digjet një autobus në Kukës, dyshohet se dikush i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin

Një autobus i pronarit R.H banues në Tiranë është përfshirë nga flakët në qytetin e Kukësit më 30 shtator 2025.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Njoftim i Policisë:

Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles