Udhëheqës të 47 vendeve u mblodhën për herë të shtatë, në kuadër të Komunitetit Politik Evropian.
Në Kopenhagë, ku u mbajt ky takim i rëndësishëm, nuk mungoi as presidentja kosovare, Vjosa Osmani.
Ajo ua konfirmoi edhe njëherë të gjithëve se shteti që përfaqëson ka orientim të plotë euroatlantik, madje me 97 për qind të mbështetjes popullore — përjashto serbët — pro hyrjes në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Osmani ftoi liderët evropianë që të tregojnë qëndrueshmëri në përballje me agresorët e diktatorët. Këto dy epitete, ajo tha se i kanë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe aleati i tij serb, Aleksandar Vuçiq.