Tiranë: Burri 50-vjeçar vritet me thikë

Tiranë: Burri 50-vjeçar vritet me thikë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Babrrusë në Kamëz të Shqipërisë, ku një person është goditur për vdekje me thikë.

Sipas TCH, viktima është 50-vjeçar dhe i njëjti u gjet në rrugë pa shenja jete

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia.

“Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.“, njoftoi policia.

Related Articles