Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në “Pressing” të T7 se e sheh shumë të vështirë marrëveshjen e partive të ish-opozitës për formimin e një qeverie.
Kjo pasi ai tha se nuk ekziston një kontratë mes partive politike. Rrjedhimisht Albin Kurti nuk ndihet i sfiduarnë këtë pikë.
Ai tha se edhe nëpër komuna më shumë luftohen mes vete partitë e ish-opozitës mes vete, sesa në garën me Vetëvendosjen.
“Tash ne jemi në zgjedhje komunale, ne s’kemi kontratë partitë opozitare me ndihmu njëra tjetrën para balotazhit. Ka raste që luftohemi më shumë mes vete, sesa bëjnë garë me Vetëvendosjen nëpër shumë komuna, është e habitshme si e lejum këtë, kjo nuk po ta krijon një fuqi vepruese për të cilën çdo temë”.
“Unë e shoh bukur të vështirë për secilin subjekt politik edhe nëse e merr vendim me garantu që qytetari e voton, nuk ka klimë, e nuk ka produkt – ka veç me kalu një pengesë, por jo çfarë më tutje”, ka thënë Haradinaj.