Bordi i ZRRE-së diskuton me zv.Ambasadorin e Gjermanisë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bordi i ZRRE-së diskuton me zv.Ambasadorin e Gjermanisë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji është takuar të premten me Zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, raporton Gazeta Enigma.

Siç njoftoi ZRRE gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, me fokus të veçantë në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë.

“U theksuan benefitet afatgjata që sjell ky proces për konsumatorët, përfshirë rritjen e efikasitetit, përmirësimin e shërbimeve dhe mundësinë e zgjedhjes së furnizuesve. Po ashtu, u diskutua edhe rëndësia e liberalizimit të tregut për tërheqjen e investimeve në sektorin energjetik, çka do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe energjetik të qëndrueshëm të vendit”, thuhet në njoftim.

ZRRE ka thënë se Gjermania ka kontribuar në zhvillimin e sektorit të energjisë përmes mbështetjes teknike, ekspertizës dhe projekteve të ndryshme.

“Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar mbi bashkëpunimet e mëtejme dhe për të rritur koordinimin në interes të zhvillimit të qëndrueshëm energjetik në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Related Articles