Trump: Hamasi të pranojë deri të dielën planin e paqes

Trump: Hamasi të pranojë deri të dielën planin e paqes

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka dhënë Hamas-it një afat të prerë për të pranuar planin e paqes për Gazën, duke shtuar se “do të shpërthejë ferri” kundër grupit, nëse plani nuk pranohet.

Trump shkroi në platformën e tij Truth Social të premten se një marrëveshje duhet të arrihet deri në orën 18:00, sipas kohës së Uashingtonit (22:00 GMT) të dielën.

Plani propozon një ndalim të menjëhershëm të luftimeve dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 të rrëmbyerve izraelitë që janë ende gjallë dhe mbahen nga Hamas – si dhe trupat e të rrëmbyerve që besohet se janë të vdekur – në këmbim të qindra personave të arrestuar në Gaza.

Mësohet se ndërmjetës arabë dhe turq po ushtrojnë presion mbi Hamas-in për një përgjigje pozitive ndaj propozimit, por një figurë e lartë e Hamas-it ka thënë se grupi i armatosur ka të ngjarë ta refuzojë planin.

“Nëse nuk arrihet kjo marrëveshje përfundimtare, do të shpërthejë një ferr kundër Hamas-it, më i ashpër se çdo gjë që është parë më parë. DO TË KETË PAQE NË MESDHEUN E ARABISË NË NJË MËNYRË TË QARTË DHE TË DREJTË”, shkroi Trump në Social Truth. /BBC/

Related Articles