Aksident në Gjermani – Dy të vdekur, një 8 vjeçar i plagosur rëndë

Aksident në Gjermani – Dy të vdekur, një 8 vjeçar i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lippstadt të Gjermanisë, kur një 21-vjeçare doli nga rruga me furgonin e saj Mercedes Vito dhe është përplasur me një Volkswagen Golf që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Në Golf ndodheshin dy persona të moshës së shtyer, një grua 70-vjeçare që humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bashkëshorti i saj, i cili ndërroi jetë gjatë transportimit me ambulancë.

Fëmija 8-vjeçar dhe shoferja e Mercedesit, e cila shkaktoi aksidentin, janë plagosur rëndë. Fëmija është transportuar me helikopter në spital, ndërsa 21-vjeçarja me ambulancë.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 15:15, një kilometër pas daljes nga qyteti i Lippstadt, në drejtim të Hellinghausen.

Policia sipas gjermanes, bild, mbylli përkohësisht rrugën dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Po ashtu, ekspertët e trafikut janë angazhuar për të dokumentuar vendin e ngjarjes dhe për të siguruar provat.

Related Articles