Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm dhe me reshje, raporton Gazeta “Enigma”.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tutje ka njoftuar se në zonat e ulëta pritet shi me intensitet mesatar deri në të lartë, ndërsa në viset e larta malore reshjet do të jenë të përziera – shi dhe borë, veçanërisht në lartësitë mbi 1 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit.

Paqëndrueshmëria atmosferike do të zgjasë deri të mërkurën, duke shoqëruar vendin me erëra të forta jugperëndimore, ulje të përkohshme të temperaturave, si dhe rritje të lagështisë relative në ajër.

Nga e enjtja e javës, pritet stabilizim gradual i kushteve meteorologjike, me intervale me diell dhe rritje të lehtë të vlerave termike, si në temperaturat minimale ashtu edhe ato maksimale.

Në fundjavë, moti parashihet më i qëndrueshëm, me kushte të favorshme për veprimtari bujqësore dhe udhëtime.

Të hënën: Moti kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale: 5-7°C. Temperaturat maksimale: 8-11, era kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E martë: Moti I vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 3-6C. Temperaturat maksimale: 6-9°C, era nga veriperëndimi, 1–5 m/s.

E mërkurë: Moti kryesisht i vranët .dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale: 4-7°C. Temperaturat maksimale: 8-11°C, era:kryesisht nga veriperëndime, e lehtë dhe lokalisht e fortë.

E enjte: Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale: 1-4°C. Temperaturat maksimale: 12-16°C, era: nga verilindja, 1-7 m/s.

E premte: Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat mnimale: 3-6°C. Temperaturat maksimale: 13-18°C, era e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Related Articles