Tentuan të fusin mall pa dokumentacion, arrestohen dy shtetas serb

Tentuan të fusin mall pa dokumentacion, arrestohen dy shtetas serb

Gjatë ditës së djeshme Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku)  të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor.

Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles