Sot po vazhdon seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, shkruan Gazeta Enigma.
Në një moment, avokati Shemsedin Piraj, iu drejtua viktimës si Liridona Murseli, pra me mbiemrin e klientit të tij, Naim Murselit, njëherit i akuzuar kryesor për vrasjen e saj e me të cilën ishin të martuar.
Kjo ndodhi, kur Piraj, po kundërshtonte pyetjet e prokurores karshi dëshmisë së mjekut ligjor, Naim Uka.