Kjo është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës në Tiranë

Kjo është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës në Tiranë

Në vitin 2020, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë në Shqipëri.

Në atë kohë doli një pronar. Gjon Shkambi pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të futej në godinë. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.

Në vitin 1992 këto 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.

Sipas Tv Klan, kjo pikërisht është prona që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës së Tiranës gjatë pasdites së sotme.

Aty u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë

Related Articles