Një fëmijë dyshohet se është lënduar në një çerdhe në Lipjan të hënën.
Familjarët i kanë thënë Gazetës Sinjali, se vajza e tyre është rrëzuar nga edukatorja, rast të cilin e kanë iniciuar edhe në Polici.
Ndërkaq Policia ka bërë të ditur se edukatorja është intervistuar. Rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
“Dje rreth orës 15:00 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar një rast lëndim trupor. Ankuesja dhe e dyshuara janë intervistuar. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt përkitazi me udhëzimet e prokurorit të shtetit”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës.