Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat nga Serbia dhe ndërhyrjen në zgjedhjet lokale në Kosovë.
Kurti ka kërkuar reagimin e BE-së.
“Ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit. Premtimet për vende pune, joshja me përfitime financiare, kushtëzimi e shantazhi me beneficione sociale e deklarimet se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri Millosh Vuçeqiq, e siç ka bërë Vuçiqi, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë. Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare, kishte evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet janë forma të cenimit të demokracisë e sovranitetit të atij shteti. Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje është edhe më e rëndë se ajo e Rusisë në Evropë. I bëjmë thirrje BE që ta dënojë ndërhyrjen, dhe të sanksionojë Serbinë”, tha Kurti.