“Ndiej se do kemi probleme me këta se janë problematikë. Kam dhe çështje te tjera gjyqësore me ta”, mësohet të ketë thënë gjyqtari Astrit Kalaja para nisjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Apelit.
Kështu kanë deklaruar të afërmit e të plagosurit, Rakip Kurtaj, për Top Channel.
Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje teksa ishte në krye të detyrës në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
Të plagosur mbetën Rakip Kurtja dhe djali i tij, të cilët ishin pala tjetër e procesit gjyqësor.
Policia ka arrestuar autorin Elvis Shkambi, xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi dhe punonjësin e sigurisë të Apelit.