Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës në Kamenicë.
Sipas njoftimit, automjeti i drejtuar nga shtetasi serb dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa i është konfiskuar një dokument me qëllim të prezencës së tij në seancë gjyqësore.