Kushtetuesja tregon dy rastet kur Kuvendi do të mund të funksiononte pa një nënkryetar: Jo në rrethanat aktuale

Kushtetuesja tregon dy rastet kur Kuvendi do të mund të funksiononte pa një nënkryetar: Jo në rrethanat aktuale

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës sot ka publikuar aktgjykimin e plotë për rastin e moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit jo-shumicë serb.

Në pikën 148 të Aktgjykimit, Kushtetuesja sqaron se ekziston rast përjashtimor kur Kuvendi do të mund të funksiononte edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari, nëse e drejta në procedurën e zgjedhjes së anëtareve të Kryesisë nuk ushtrohet nga deputetët apo grupet parlamentare që kanë të drejtë propozimi, qofshin shumicë apo nga pakicat, apo në rastet kur përkundër të vullnetit të shumicës së deputetëve për të zgjedhur anëtarin e kryesisë, Kuvendit i pamundësohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë.

Gjykata thekson se megjithatë ky nuk është rasti në rrethanat konkrete, meqë shumica e deputetëve s’kanë votuar për kandidatët e propozuar, qoftë të propozuar drejtpërdrejt nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, respektivisht komunitetit Serb, ose përmes procedurës së shortit.

“Pavarësisht konkluzionit të lartcekur, Gjykata sqaron se në rastet kur e drejta kushtetuese në procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit gjatë konstituimit të Kuvendit nuk ushtrohet nga deputetët apo grupet parlamentare, që kanë të drejtë të propozojnë anëtarë të Kryesisë së Kuvendit, qofshin ato nga komuniteti shumicë apo nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë, të cilat mund të manifestohen në pengimin e këtij procesi, apo në rastet kur, përkundër vullnetit të shumicës së deputetëve për të zgjedhur anëtarin e Kryesisë, Kuvendit i pamundësohet zgjedhja e anëtarëve të Kryesisë së saj, Kuvendi përjashtimisht, do të mund të vazhdojë funksionimin edhe pa njërin nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, me kushtin që Kryesia e Kuvendit të ketë kuorum në vendimmarrjen e saj në përputhje me paragrafin 3 të nenit 20 (Mbledhja e Kryesisë) të Rregullores së Kuvendit, i cili përcakton se: “Vendimi i Kryesisë merret me shumicën e anëtarëve të pranishëm në mbledhje.”

 Megjithatë, Gjykata thekson se ky nuk është rasti në rrethanat konkrete sepse dështimi për konstituimin e Kuvendit në rastin e tanishëm i atribuohet mosvotimit të shumicës së deputetëve të zgjedhur të Kuvendit, për kandidatët e propozuar, qoftë (i) të propozuar drejtpërdrejt nga radhët e deputetëve të komuniteteve që nuk janë shumicë, respektivisht komunitetit Serb; ose (ii) përmes procedurës së shortit”, thuhet në pikën 148.

Related Articles