Ky është momenti kur u arrestua Fatmir Sheholli

Ky është momenti kur u arrestua Fatmir Sheholli

Figura publike që shpesh paraqitej si opinionist në televizonet kosovare, Fatmir Sheholli, u arrestua sot nën dyshimet për spiunazh.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, duke thënë se “koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar”.

Sveçla tha se Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar sot Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh.

“Pres trajtim institucional me seriozitet të lartë të këtij rasti, i cili përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

“Individë si ky që kanë pasur hapësira mediatike të pakufizuara në vendin tonë ka bashkëpunuar me akterë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”, u shpreh tutje ai.

Ky është momenti i arrestimit të tij:

Related Articles