Debati për Prishtinën mes tre top-kanidatëve për kryetarë të Prishtinës në “Debat Plus” ka nisur me fërkimet e para mes Përparim Ramës, Hajrulla Çekos dhe Uran Ismajlit.
Përplasja nisi për Sheshin Xhorxh Bush mes Hajrulla Çekos dhe Përparim Ramës – për çka ky i fundit tha se “paligjshëm” ia ka bllokuar Ministria e Kulturës e Vetëvendosjes./
Çeku i tha se aty s’ishte as paramenduar shesh, por “qendër e re tregtare”.
“Ti flet veç kot”, ia ktheu Rama.
Çeko pastaj u kap me Uran Ismajlin për të cilin tha se ka përgjegjësi për mbylljen e rrugës “Xhorxh Bush”, për çka Ismajli ia ktheu se “as që po i di kompetencat”.
“Gabim edhe logjik bëre”, i tha Ismajli, Çekos.
Pjesë nga debati:
- Hajrulla Çeku: Kontrata për Xhorxh Burshin ka nevojë me kalu testin e ligjshmërisë, ka shumë shkelje procedurale e ligjore e financiare dhe të tjera, që kanë të bëjnë me kontratën 18 milionë euro. Çdo vendim për hapjen e mbylljen, udhet të paraprihet nga vlerësim i ligjshmërisë. Kontrata është me shkelje të mëdha procedurale. Nuk ka pëlqim as paraprak. Kemi parë edhe raportime të tjera, që vlera me të cilën është lidh kontrata, nuk përkon me tabelat që janë pjesë e kontratës.
- Përparim Rama: Nëse tenton me mashtru qytretarin e Prishtinës, ne kemi procesin, ka filtera e filtera që e tregojnë procesin sa i ligjshëm ëlshtë. Është proces total i ligjshëm. E jashtëligjshme është ndalja e punime duke u thirrur anë zonë të mbrojtjes. Në mënyrë jo ligjore, këtu zoti Çeko, i ka nalë punimet. Plus thotë në gjysmën mundeni, n gjysmë jo. Ua kemi kërkuar dokumewntin, nuk ka kanë dërguar asnjëheër. Qaq ka ky respekt për ligjin. Në çdo leje që lëshojmë, ne e respekotjmë trashëgiminë kulturore, dhe kërkojmë nga secili dhe privatistët që të shqyerotjnë mundësinë nëse duhet me marrë leje. Në rastin tonë, në sheshin XHB, asnjë aty nuk janë të mbrojtura me ligj. Nuk e ka kry asnjë punë me i mbrojtë ato. Ndërsa ne i kemi mbrojt by default. Projekti jonë veçse i qet në pah ato edhe me shumë. Zoti Çeku qaq beson në ligj, saqë ne e kemi hap tenderin me 22 pril 2024, për nënkalimin te Agim Ramadani, ndërsa ky, e ke nderru nenin 7 muaj më vonë. Qe ky që thirret në ligj.
- Uran Ismajli: Vendimet për mbyllje i merr kryetari. Kur i gabon kompetencat, ti duhesh me kërku falje se “nuk e dita”. Bëne akuzë politike, dhe i gabove kompetencat. Po më vjen keq. Jam zhgënjy për Përparim Ramën, edhe për Shpend Ahmetin.Çka po më vjen keq, është ti po kthehesh te konflikti i të kalumës. Unë dal ballafaqohem vetë, e jo ti si me qit institutin në Debat Plus. me shpendin 8 vjet, me Ramën 4, dhe prapseprap qytetari i Prishtinës., nga viti 2007 problemt e Prishtinës shkojnë tu thellu, dhe nuk dua t merrem me zgjedhjet e 2001’es. E ti Hajrulla Çeku nashta nuk e ka barrë të madhe Prishtinës, dhe po menon i paske zbulu problemet sot. Çeku bëni gabim logjik, dhe përmirësova, që vendimet merret nga kryetari.
- Kandidati i Vetëvendosjes Hajrullah Çeko proklamonte se e ka fituar rastin në Gjykatë për sheshin George Bush. Por, Rama ia rrëzoi këtë propagandë sepse çështja ende është në Gjykatë dhe se bëhet fjalë për ‘masë të përkohshme’ e jo për aktgjykim.
” Ju kemi përmbajt të gjitha pikave, derisa ky shtatë muaj më pas, atë që ka mujt me bë për me e blloku Prishtinën, në pikën që e ka shtu, pikën 1.8, vetëm për me blloku. Gjykata nuk e ka përmbyll ende punën, sespe ende nuk është shqyrtuar padia. Thjesht masa e përkohshme su aprovua.” – tha Rama