Kajtazi kujton të kaluarën e Shehollit: I quante Thaçin, NATO-n e Klintonin terroristë

Kajtazi kujton të kaluarën e Shehollit: I quante Thaçin, NATO-n e Klintonin terroristë

Pas arrestimit të Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh, analisti politik Vehbi Kajtazi ka shprehur dyshimet për të që, sipas tij, i ka pasur prej vitesh.

Ai deklaroi se sa herë e ka parë Shehollin, nuk është ndjerë mirë.

“Kam pasë dy përballje me Fatmir Shehollin. Kam pasur dyshime të mëdha për këtë person, për vete nuk jam ndjerë mirë sa herë e kam parë në media duke e ditur se kush është ai”, u shpreh Kajtazi në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Sipas Kajtazit, gjatë vitit 1999, Sheholli ka qenë në Beograd për një forum ku, siç thotë analisti, ka mbajtur një fjalim të zjarrtë atje.

“Atje, ai Hashim Thaçin e quante terrorist, NATO-n e quante terroriste, Klintonin e quante terrorist. Ka qenë kohë e luftës sepse në atë kohë, Sheholli ka qenë njëri ndër themeluesit e një partie politike e cila ka përfaqësuar gjoja shqiptarët e Kosovës në Rambuje. Ky është njëri prej këtyre personave si themelues i kësaj partie politike. Ky delegacion ka qenë i rreshtuar në krahun e Serbisë në Rambuje, pra përballë delegacionit kosovar”, u shpreh Kajtazi, njofton Klankosova.tv.

Ndryshe, Prokuroria Speciale në koordinim me AKI-në dhe Policinë e Kosovës ka kryer sot një operacion tjetër, pas hetimeve disa mujore, që rezultuan me arrestimin e Fatmir Shehollit.

I dyshuari u kap nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Related Articles