Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, u deklarua pas përfundimit të seancës së sotme konstituive, ku Nenad Rashiq u zgjodh si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se duhet të procedohet tutje me zgjedhje të parakohshme, duke qenë se asnjëra palë s’e ka shumicën për krijimin e Qeverisë.
Për Nenad Rashiqin, Krasniqi nuk ka hatërmbetje, madje thotë se ka mirëkuptim dhe se kanë qenë kolegë në Kuvend e Qeveri.
Derisa kur u pyet për abstenim, Krasniqi krahason veten me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e që sipas tij, ai, ndryshe nga Kurti, nuk i ndanë serbë të mirë me serbë të këqij.
“E para e punës Nenaq Rashiqin e njoh para Albin Kurtit, kam punuar me të, kemi qenë kolegë në Kuvend e Qeveri, Herë ka qenë i pavarur, herë me Listën Serbe e pastaj i pavarur. Për dallim prej Albin Kurtit, nuk i ndaj në serbë të mirë e serbë të këqij. Nuk i takon partive politike, e aq më pak lidershipit shqiptar. Kjo i takon të kaluarës. Ne kemi vendosur për të gjithë njëjtë. Përndryshe, i bie me ra në grackën e Albin Kurtit”, tha Krasniqi.