Sport Club Gjilani njofton opinionin sportiv dhe të gjithë dashamirët e klubit se nga sot, Debatik Curri është zyrtarisht trajneri i ri i skuadrës së parë.
Pas një analize të kujdesshme dhe konsultimesh të brendshme, bordi drejtues i klubit ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit ish-reprezentuesit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili në karrierën e tij si futbollist ka qenë shembull profesionalizmi, disipline dhe përkushtimi, si në arenën vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
Me përvojën dhe karakterin e tij fitues, Curri pritet të sjellë energji të reja dhe një frymë të re pune në skuadër, duke synuar rezultate pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekipit në të gjitha garat.
Curri si trajner ka drejtuar FC Prishtinën, klub me të cilën ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2022/23, ndërkohë që ka shërbyer edhe si pjesë e shtabit teknik në rolin e ndihmëstrajnerit te Zekrija Ramadanit (63 ndeshje), Armend Dallkut (36), Ismet Munishit (26), Addulah Ibrakovic (25), Mirel Josa (2) e Bylbyl Sokolit (2).
Se fundit, Curri ishte pjese e Suharekës duke punuar përkrah Qendrim Kides për 11 ndeshje dhe Shpetim Duros në 7 ndeshje te tjera.
Sport Club Gjilani i uron mirëseardhje Debatik Currit dhe shumë suksese në këtë sfidë të re.
Zyra për shtyp,
10 tetor, 2025