Curri: Nder dhe përgjegjësi ta drejtoj një klub si Gjilanit me njërën ndër tifozëritë më të zjarrta në Kosovë

Curri: Nder dhe përgjegjësi ta drejtoj një klub si Gjilanit me njërën ndër tifozëritë më të zjarrta në Kosovë

Debatik Curri është emëruar shef i ri i shtabit teknik.

41 vjeçari është prezantuar para futbollistëve dhe para mediave, teksa në fjalën hyrëse është shprehur optimist në realizimin e objektivave të cilat janë vënë nga klubi.

Curri ka falenderuar drejtuesit për besimin, ndërkohë që ka kërkuar nga futbollistët të jenë në dispozicion të ekipit dhe të luajnë në çdo ndeshje sikurse të jetë e fundit.

“Së pari dua të falenderoj drejtuesit e klubit për besimin e dhënë për ta drejtuar një skuadër të madhe siç është Gjilani dhe me një tifozëri ndër më të zjarrtat në Kosovë. Detyrën e kam pranuar me shumë përgjegjësi dhe vetëbesim, ta rikthejmë ekipin aty edhe ku duhet të jetë me këtë grup cilësor që ka në dispozicon. Rezultatet e deritanishme nuk janë pasqyrë reale e këtij ekipi, por ne duhet të punojmë shumë ta tregojmë fytyrën e vërtetë të këtij ekipi”.

Rikthimi i rezultateve?

“Nuk dua ti kthehem të kaluarës sepse këtu jam për të ardhmen. Jam për të punuar ta rikthejmë ekipin në objektivat që ka vendosur klubi, të cilat normalisht se janë të arritshme, pasi që kontigjenti i lojtarëve dhe cilësia që ndodhet brenda në të e mundëson një gjë të tillë”.

Ambicjet?

“Këtu jam për ambicje të klubit dhe për ti plotësuar objektivat. Normalisht që janë edhe ambicjet e mia personale, ndaj mund të konkludoj që qëllimet tona janë përputhur dhe shpresojmë që së bashku do ti arrijmë ato në fund të kampionatit”.

Dorë e hekurt?!

“Nuk do të jem dorë e hekurtë, por shumë bashkëpunues. Nuk do të toleroj asgjë tjetër përpos angazhimit maksimal të cilin duhet ta ketë secili futbollist në fushën e lojës. Do të luftojmë për njëri tjetrin si trup dhe jo për ambicje personale”.

Objektivat?

“Objektivat nuk kanë ndryshuar, pasi që nuk jemi larg me pikë nga vendet e para dhe kontigjenti i futbollistëve e mundëson që të luftojmë deri në fund për ti arritur qëllimet tona”.

Related Articles