Qeveria në detyrë ndan 50 mijë për familjen e Afrim Bunjakut

Qeveria në detyrë ndan 50 mijë për familjen e Afrim Bunjakut

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut, policit që u vra në sulmin terrorist në Banjskë.

Këto mjete janë paraparë për ndërtimin e një hapësire pritjeje, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe në shenjë respekti e nderimi për jetën dhe veprën e policit.

Qeveria ka ndarë edhe 200 mijë euro për renovimin e objektit në Mitrovicën e Veriut, i cili do të shfrytëzohet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përkatësisht Administrata Tatimore e Kosovës.

Related Articles