Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

Gjatë periudhës janar-shtator 2025, në Kosovë janë mbledhur gjithsej 794.3 milionë euro të hyra tatimore që përfaqësojnë rritje 86.4 milionë euro ose 12.2 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë 2024, njoftoi sot Administrata Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës thotë se kjo rritje dëshmon për besimin në sistemin tatimor dhe bashkëpunimin e mirë me komunitetin e bizneseve dhe qytetarët.

Rezultatet reflektojnë përmirësimin e vazhdueshëm të mbledhjes së të hyrave, si dhe angazhimin për të forcuar integritetin tatimor, luftuar ekonominë joformale dhe përmirësuar shërbimet ndaj tatimpaguesve, thuhet në njoftim.

ATK zotohet se do të vazhdojë të angazhohet për të ndërtuar një sistem tatimor më efikas dhe më të drejtë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe forcimit të financave publike.

Related Articles