Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Hohr-Grenzhausen të Gjermanisë, atje ku mbetën të vdekur dy persona.
Siç raporton Bild personat që vdiqën janë të moshës 21 e 22 vjeç, shoferi dhe pasagjeri.
Ndërkaq të lënduar mbetën një 18 dhe 23 vjeçar.
“Rreth orës 23:24, një makinë që transportonte pesë të rinj u përpoq të kthehej nga autostrada K117 në rrugën rurale. Sipas policisë, shoferi me sa duket nuk e pa makinën e një 23-vjeçari i cili kishte përparësi kalimi dhe po udhëtonte në autostradën L307 drejt Hilgertit ( Rheinland-Pfalz ). Veturat ishin të tipit Mercedes dhe BMW”, raporton Bild.
Policia ka vlerësuar se dëmi material është 20 mijë euro.
Përveç disa makinave patrulluese, në vendngjarje ishin edhe zjarrfikësit, ndihmësit mjekësorë, Kryqi i Kuq Gjerman (DRK), derisa kanë njoftuar se hetimet lidhur me aksidentin po vazhdojnë.