Trupat amerikane kanë mbëritur në Izrael për të krijuar një qendër koordinimi që do të mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.
Zyrtarët theksuan se trupat amerikane nuk do të hyjnë në Gaza.
Rreth 200 ushtarë amerikanë do të jenë të pranishëm në terren për të ngritur këtë qendër, e cila do të ndihmojë në menaxhimin e ndihmës humanitare dhe do të ofrojë mbështetje logjistike dhe operacionale.
Kjo qendër shihet si një hap i parë drejt zbatimit të procesit të paqes, i cili kërkon koordinim të ngushtë në fushat e sigurisë, ndihmës humanitare dhe logjistikës.
Trupat do të mbërrijnë të gjitha gradualisht gjatë fundjavës, duke udhëtuar nga SHBA dhe vendet e Lindjes së Mesme.
Ndërkohë, admirali Brad Cooper, drejtuesi i Komandës Qendrore të SHBA, ndodhet që prej të ditës së djeshme në Izrael.