Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj kreu obligimin e tij qytetar.
Ai hodhi votën në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren. Bashkë me të ishte edhe gruaja e tij, n
Para mediave, Selmanaj u bëri thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.
“Urime për këtë moment të rëndësishëm të zgjedhjeve. Qytetarët e Prizrenit të dalin dhe të votojnë. Procesi i votimit është proces që i jep kuptim edhe demokracisë edhe të ardhmes tonë dhe fëmijëve tanë, prandaj dilni sa më shumë votoni”, tha ai para mediave