Arian Tahiri voton në Mitrovicë

Arian Tahiri voton në Mitrovicë

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.

Së bashku me bashkëshorten e tij, Tahiri ka votuar në shkollën “Trepça”

“Është një ditë e bukur për qytetin e Mitrovicës, për qytetarët e Mitrovicës, është një ditë e qetë, është një ditë ku qytetarët në mënyrë demokratike, të qetë, vendosin për qeverisjen e ardhshme”, u shpreh Tahiri.

Ndër të tjera, ai shtoi se është krenar që sheh një kulturë votuesi në këtë proces zgjedhor.

Tahiri po ashtu komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, karshi tij, të cilin e quajti “gomë rezervë” të PDK-së.

“Unë veç uroj që sot dita të shkojë e qetë, e bukur, në mënyrën qysh ka shku, edhe jam optimist që është një ditë shumë e bukur”, u shpreh ai.

Related Articles