Në zgjedhjet lokale që po mbahen sot kanë mbetur më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve.
Lidhur me këtë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje të postuar në rrjetin social të tij, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin për të votuar.
Lidhur me këtë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje të postuar në rrjetin social të tij, ka bërë thirrje që qytetarët të dalin për të votuar.
“Qytetarë të Republikës, Kanë mbetur më pak se dy orë nga e drejta jonë për të vendosur për të ardhmen e komunave. Në çdo qytet, në çdo fshat e në çdo lagje, gjithandej nëpër komuna, thirrni familjarët, miqtë dhe të afërmit që të dalim sa më shumë për të votuar. Ta shfrytëzojmë këtë ditë të rëndësishme të demokracisë për t’i dhënë drejtim të mirë komunave tona dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Nga Prizreni në Mitrovicë, nga Gjakova në Gjilan, nga Peja në Ferizaj, e deri në kryeqytetin tonë, Prishtinë, ashtu që të ndihet fuqia juaj në mbarë Republikën!”, tha ai.