Analisti Vehbi Kajtazi në një deklaratë për media ka thënë se fitorja e Arian Tahirit ndaj Faton Pecit – pa balotazh sipas tij e rrënon propagandën e Lëvizjes Vetëvendosje se ka çliruar Veriun, raporton Gazeta “Enigma”.
“Fitorja e Arian Tahirit rrënon përfundimisht propagandën e këtij regjimi se ne e kemi cliru Veriun”, ka thënë Kajtazi në Specialen e Klan Kosovës për zgjedhjet qendrore.
“Dhe votat se këta synonin t’i fitonin me të ashtuqujtin veriun e çliruar…ka ra poshtë. Katër komuna ia ka dorëzu sot Albin Kurti, Listës Serbe. Unë po flas me logjikën e tyne. Çojshin kurira kryetarë komunash. Edhe thojshin e kemi çliru Veriun. A jeni budallë a cka?”, tha ai.