Ismajli i LDK-së i bindur: Gjilani shkon në balotazh

Ismajli i LDK-së i bindur: Gjilani shkon në balotazh

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli u deklarua para pak çastesh, duke theksuar se sipas tyre Gjilani shkon në balotazh, shkruan Gazeta Enigma.

Ndonëse sondazhet e realizuara theksojnë se Hyseni i LVV-së është i pari, me rreth 48%, Ismajli është i bindur se do ketë balotazh.

“Sot, qyteti ynë tregoi pjekuri, kulturë të lartë qytetare dhe besim në ndryshim. Faleminderit nga zemra secilit prej jush që e ushtruat të drejtën tuaj kushtetuese dhe besuat në një të ardhme më të mirë për Gjilanin”, tha ai.

Ai shtoi se “Rezultatet e deritanishme tregojnë qartë se Gjilani shkon në balotazh!”

“Ky është një hap i madh drejt fitores përfundimtare dhe drejt ndryshimit që qyteti ynë e meriton dhe e kërkon me ngulm. Rruga jonë është e drejtë, vullneti qytetar është i qartë dhe ndryshimi për Gjilanin e ri është i domosdoshëm”. / Gazeta Enigma.

Related Articles