Agim Aliu e shpall fitoren në Ferizaj, nis festa

Agim Aliu e shpall fitoren në Ferizaj, nis festa

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Pasi falënderoi të gjithë qytetarët dhe familjen e tij, Aliu tha: “Urime fitorja e Ferizajt, urime fitorja e ferizajasve”.

“Duke parë gëzimin në fytyrat tuaja, zemrën që rrah fort sonte, ndjej emocione të papërshkrueshme, mirënjohjen më të thellë, krenarinë e papërsëritshme përballë besimit tuaj”.

“Faleminderit çdo ferizajasi”, tha Aliu në deklarimin e tij të parë pas mbylljes së vendvotimeve.

Related Articles