Kandidati i LDK-së për junik, Ruzhdi Shehu po prinë në rezultatet aktuale, raporton Gazeta Enigma.
Shehu numëron 47.91% kurse Agron Kuçi i AAK-së 40.68%.
Por Ruzhdi Shehu thotë se kanë fituar pa balotazh në Junik.
“URIME JUNIKU IM Sikurse të gjitha premtimet tjera, sot e kemi mbajtur edhe një tjetër premtim që e kemi thënë nga fillimi: VAZHDOJMË +4 PA BALOTAZH së bashku me mërgatën tonë të dashur. Sonte e kemi festën e fitores historike, për Junikun tonë që e duam pafund. Zoti e bekoftë Junikun dhe junikasit. Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Shehu.