Sami Lushtaku, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), po kryeson bindshëm në Skënderaj, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lushtaku ka marrë 83.45% të votave, përkatësisht 12,433 vota nga gjithsej 14,898 të numëruara deri më tani.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka siguruar vetëm 9.78% të votave (1,457 vota), ndërsa kandidati nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj, Sokol Halili, ka përfunduar i treti me 6.77% (1,008 vota).