Cakolli: PDK kryeson me 208 asamblistë

Cakolli: PDK kryeson me 208 asamblistë

Eugen Cakolli nga KDI, thotë se me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve sipas subjekteve politike, tashmë është pothuajse përfundimtare.

“Sipas rezultateve të deritanishme, PDK kryeson me 208 asambleistë, e ndjekur nga LDK me 199, LVV me 188, dhe AAK me 98 sosh gjithsej”, shkroi Cakolli.

Cakolli tha se në disa komuna ku ende nuk janë procesuar të gjitha votat, mund të ketë ndryshime, por që do të ishin minimale.

“Në anën tjetër, votat me kusht dhe ato me postë, ndonëse zakonisht kanë ndikim simbolik në rezultatet e subjekteve politike, mund të bëjnë dallimin tek kandidatët individualë për asamble komunale brenda listave, që potencialisht fitojnë mandatin”, u shpreh tutje Cakolli.

Related Articles