Rasti ‘’Prona e Veternikut’’ – Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro

Rasti ‘’Prona e Veternikut’’ – Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrirë pasuri në vlerë mbi 10 milion euro në rastin e njohur si ”Prona e Veternikut”, gjatë zhvillimit të hetimeve me datë 13.10.2025.

Ky vendim vie, duke lëshuar urdhër ndalues të përkohshëm për gjithsej 7 hektarë tokë dhe ka kërkuar nga gjykata që të lëshoj urdhrin përmes të cilit deri në përfundimin e procesit gjyqësor t’ua ndalojë personave që kanë interes shitjen, transferimin, dhurimin, zvogëlimin dhe ngarkimin e pronës në fjalë.

”Prona prej 7 hektarësh është pasuri e specifikuar për të cilën ka dyshim të bazuar se është përfituar me vepër penale. Prokurori i Shtetit është duke i zhvilluar hetimet me intezitetin me të lartë dhe për të pandehurit A.G, Y.H dhe M.G ka nxjerrë vendim për zgjerimin e hetimeve edhe në drejtim të veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 dhe “Deklarimet e rreme”, nga neni 384 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje Prokurori i Shtetit thekson se mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjshmërisë dhe trajtimin e rasteve me përkushtim maksimal.

Related Articles