Dallimi i madh në votat për asamble, Manxhuka: Po duan ta cenojnë besimin në rezultat

Dallimi i madh në votat për asamble, Manxhuka: Po duan ta cenojnë besimin në rezultat

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pasi rezultatet në votat për Kuvendin Komunal në Mitrovicë tregojnë për një dallim të madh mes PDK-së dhe LVV-së, çka ka ndikuar që në opinion publik të shprehen dyshimet për “manipulim votash”.

Kjo pasi PDK prin me 11 mijë e 978 vota teksa LVV ka 6 mijë e 716 vota.

Për këtë, Manxhuka tha se “pasi dështuan ta ndikojnë rezultatin, tash po duan ta cenojnë besimin në rezultat”.

“Tentuan me lajme të rrejshme nga mëngjesi dhe exit polle që thonin se po ndodh mrekullia në Mitrovicë ta ndryshonin rezultatin, dështuan”, shkroi Manxhuka.

“Ata që manipuluan po ankohen për “manipulim”. Ironi e madhe, manipuluesit po sillen si viktima”, u shpreh tutje ai.

Related Articles