Sot nga ora 9:30 në Gjykatën Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023.
Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.
Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, e ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, mirëpo ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj. / Gazeta Enigma.