Lista Serbe shpenzon mbi 250 mijë euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit

Lista Serbe shpenzon mbi 250 mijë euro për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka publikuar raportet financiare të audituara të partive politike se sa kanë shpenzuar për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit.

“Me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike, në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

“Sipas këtij ligji, është detyrim ligjor për subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ”.

Sipas raportit të publikuar, Lista Serbe në periudhën 16 gusht – 9 shtator, të hyrat për fushatë janë gjithsej 90,050.81, ndërsa ka shpenzuar mbi 256 mijë e 663,10 euro.

Sipas këtyre shifrave, del se suficiti mes të hyrave dhe shpenzimeve gjatë kësaj periudhe është 166,612.29 euro.

Related Articles