Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Drita ka triumfuar ndaj Malishevës, me ndeshjen që përfundoi me shifrat 2 me 1,
Besnik Krasniqi i dha epërsinë ‘Intelektualëve’, kurse Ibishi barazoi shifrat për skuadrën mysafire. Megjithatë, Dabiqaj shënoi golin vendimtar dhe të fitores për skuadrën e tij.
Fitore të madhe ka siguruar skuadra e Gjilanit, e cila triumfoi ndaj Prishtinës së Re. Trajneri Debatik Curri, debutoi me fitore prej 0 me 1, me Jarovic që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.