Aksident në Zveçan, lëndohen pesë persona

Aksident në Zveçan, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur në rrugën magjistrale mes Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit, te vendi i quajtur Rudar i Vogël.

Në këtë aksident, siç raporton “Kosovo Onllajn”, janë lënduar pesë persona.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10.30.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Katër persona të nacionalitetit serb raportohet se janë dërguar në qendrën mjekësore të Mitrovicës së veriut, kurse personi tjetër i lënduar, i nacionalitetit shqiptar, është dërguar në spital në pjesën jugore.

Nuk ka të dhëna ende se çka çoi në shkaktimin e këtij aksidenti, teksa policia ka dalë në vend të ngjarjes.

Klankosova.tv ka pyetur zyrtarët për informim të kësaj pjese të vendit, mirëpo deri në momentin e raportimit nuk ka marrë ndonjë përgjigje. 

Related Articles