Era Kryeziu, femra më e votuar nga PDK në Kamenicë

Era Kryeziu, femra më e votuar nga PDK në Kamenicë

Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12 tetor, Era Kryeziu ka dalë si femra më e votuar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në komunën e Kamenicës, duke siguruar 196 vota, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ajo garoi me numrin 5 në listën zgjedhore të PDK-së dhe arriti të fitojë mbështetjen më të madhe ndër kandidatet femra të partisë në këtë komunë.

Përveç angazhimit të saj politik, Era është studente në Budapest, ku studion marketing dhe marrëdhënie me publikun.

Related Articles