Korçë: Një grua humb jetën nga zjarri në banesë, dy fëmijët në spital

Korçë: Një grua humb jetën nga zjarri në banesë, dy fëmijët në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Maliq të Korçës, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë, dyshohet se një grua ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët e saj janë dërguar urgjentisht në spital.

Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e zjarrit, i cili nuk është përcaktuar ende.

Sipas raportimeve të Abcnews.al, viktima është një grua rreth 40 vjeç, ndërsa fëmijët janë të moshës 6 dhe 14 vjeç.

Related Articles