Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Spitali nxjerr njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të Fatos Nanos

Spitali në të cilin aktualisht po trajtohet ish-kryeministri shqiptar, Fatos Nano, nxori sot një njoftim mbi detajet e gjendjes shëndetësore të tij.

Nano, sipas institucionit, ka disa ditë që është hospitalizuar pas një arresti kardiorespirator.

”Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet në gjendje shumë të rëndë, me prognozë të rezervuar!”.

Ish-kreu i Partisë Socialiste ndodhet në reanimacion prej 10 ditësh me dëmtime në tru. 73-vjeçari, i cili u shkëput nga politika në vitin 2005, ka qenë kryeministër gjatë (1991, 1997-1998 dhe 2002-2005).

Related Articles