Anëtari i AAK-së, Haki Abazi, e ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, lidhur me zhvillimet politike në vend.
Abazi tha se Kurti “kurrë më s’do të jetë kryeministër i Kosovës”.
“Asnjë lider nuk i beson Kurtit me hy në qeverisje. Aq i kontaminuar e toksik është kjo punë. Ju e patë se deri ku mbërriti edhe raporti me Shqipërinë”, tha Abazi në DPT te Fidani.
Ai tha se “nuk ka as edhe një dyshim që Albin Kurti, për qëllime të veta politike nesër ulet edhe me kryeterroristin Millan Radoiçiq, për ta bërë qeverinë”.
“Kjo është shumë e qartë. Por, në këtë moment nuk është i interesuar të marrë përgjegjësi për atë se çka po ndodh në veri, për atë se çfarë realisht ka obligim Kosova ndaj partnerëve ndërkombëtar”, tha Abazi.