Të hënën, Komandanti i misionit KFOR-it, Gjenerali turk Major Özkan Ulutaş, ka zhvilluar një takim me kreun e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Prishtinë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit u ndanë pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe mbi bashkëpunimin midis KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës.
“Gjeneral Major Ulutaş përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij në të mirë të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.