Gërvalla në OKB kërkon lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu: Serbia ka provuar më 2023 se është e gatshme për luftë

Gërvalla në OKB kërkon lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu: Serbia ka provuar më 2023 se është e gatshme për luftë

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në hyrje të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit ka thënë se do që ta bëjë të qartë se “Kosovë e Metohi” nuk ekziston, në përgjigje të parafolësit të saj serb, Marko Gjuriq.

“Nuk ka Kosovë dhe Metohi, ajo nuk ekziston. Kosova dhe Metohia është shprehje është shprehje e qartë e ambicieve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Është gjuha e vjetër e Millosheviqit dhe atyre që e ndjekin. Kosova është demokraci e pastës perëndimore. Mbështetja për NATO dhe SHBA është 99%. Ne jemi vendi më pro-NATO dhe pro-SHBA në botë. Ne jemi mbrojtur nga gjenocidi nga NATO dhe SHBA”.

Ajo ka prezantuar fotografi të një murali në Serbi, që siç ka thënë ajo, paraqet kërcënimin serb ndaj Kosovës. Gërvalla ka theksuar se Kosova është për dialog dhe jo mashtrime të Aleksandër Vuçiqit.

“Nuk po flasim për historinë por të tanishmen dhe në tanishmen Kosovë është një kërcenim për rajonin. E përcjellim propagandën e Vuçiqit dhe urrejtjes që shpërndahet, helmon popullatën serbe. Në Serbi mund të shihni grafitë murale të mëdha sot ku shkruhet ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’. Nuk shkruhet ‘nëse’ por ‘kur’. Ata nuk e fshehin qëllimin e vet. Ne jemi në favor të dialogut.  Na duhet një dialog i vërtetë dhe jo një mashtrim nga Vuçiqi. Strategjia e të cilit ndaj BE-së është luftë deri te agresioni ushtarak”.

Gërvalla ka thënë se presidenti serb duhet të ndalet nga bashkësia ndërkombëtare, pasi “Serbia ka provuar më 2023 se është e gatshme për luftë”. Ajo tutje ka bërë thirrje për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu të arrestuar nga Serbia.

“Nëse nuk ka pasoja to do eskalojnë më tutje sepse nuk kanë kujt t’i frikësohen. Gjuriq e di mirë, ai nuk ka probleme me vrasës e dhunues. Ai mund të ketë zë të butë por ai u ul në kafe pas sulmit në Banjskë me Radoiçiqin. Gjuriqi ishte përfaqësues i Vuçiqit për vite të tëra për Kosovën. Ai ishte partner në krim e korrupsion”.

Related Articles