Rusia i përgjigjet kërcënimit polak për arrestimin e Putinit

Rusia i përgjigjet kërcënimit polak për arrestimin e Putinit

Rusia e ka akuzuar Poloninë për kërcënim me “akt terrorist” kundër aeroplanit të presidentit rus, Vladimir Putin, pasi Ministria e Jashtme e Polonisë ka thënë se lideri rus mund të ndalet dhe të arrestohet nëse e shfrytëzon hapësirën e saj ajrore për të shkuar në Hungari për takim me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Polakët tani janë të gatshëm të kryejnë akte terroriste”, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas medias shtetërore ruse TASS.

“Së fundmi kam dëgjuar ministrin e Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, tek ka kërcënuar se siguria e aeroplanit të Putinit nuk do të garantohej po që se fluturon në hapësirën ajrore të Polonisë drejt Budapestit për samitin me Trumpin”.

Related Articles