Supremja prish vendimin e PZAP-së, kthen në rivendosje ankesën e AAK-së për zgjedhjet në Junik

Supremja prish vendimin e PZAP-së, kthen në rivendosje ankesën e AAK-së për zgjedhjet në Junik

Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili refuzoi ankesen e AAK-së lidhur me zgjedhjet komunale në Junik.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka kërkuar nga PZAP që të trajtojë ankesën në bazë të meritave dhe të shmangë shkeljet ligjore në rivendosje.

AAK ka kërkuar shpalljen të paligjshme të zgjedhjeve dhe rivotim në Junik për shkak të shkeljeve të pretenduara.

”Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.217/2025, të datës 15.10.2025. Çështja është kthyer në rivendosje, në PZAP.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte hedhur si të palejuar ankesën e subjektit politik AAK, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar, mes tjerash që “të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale dhe Komuna e Junikut të shkojë në rivotim për shkak të shkeljeve të cekura në ankesë, të cilat kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor”.

Gjykata Supreme e Kosovës, nuk e ka pranuar si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e PZAP, lidhur me hedhjen poshtë si të palejuar të ankesës të parashtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, duke konsideruar se ankesa është dashtë të trajtohet në bazë të meritave dhe jo të hedhet poshtë si e palejuar.

Ndaj, Kolegji i Gjykatës Supreme, përmes aktgjykimit AA.nr.92/2025 ka kërkuar nga PZAP që në rivendosje, t’i evitojë shkeljet e evidentuara ligjore dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e subjektit politik AAK”

Related Articles